Lajme

Grabitja në Rinas, Lleshaj: Koncesionari dështoi

24 orë pas grabitjes së parave në Aeroportin e Rinasit, ka dalë në konferencë për shtyp ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Gjatë fjalës së tij, Lleshaj u shpreh se nuk ka funksionuar mekanizmi i sigurisë së koncensionarit.
“Nuk ka funksionuar mekanizmi i sigurisë së koncesionarit. Koncesionari nuk ka denjuar të kthejë përgjigje. Kompania kineze ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e saj, për sigurinë fizike. Nuk zbatuan standardet e sigurisë së detyrueshme. Nuk sinjalizoi policinë në kohë për të ndërhyrë. Do të merren masa të forta për sigurinë në aeroporte”, u shpreh ministri Lleshaj.
Ndërkohë, ministri vlerëson punën e policisë si dhe provat materiale të siguruara prej tyre.

“Autorët e sulmit kanë lënë në dorë të policisë prova të shumta materiale. Pas humbjes së djeshme të një anëtari të saj banda ka marrë një goditje shkatërruese”, u shpreh ministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë