Rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës, Bahri Musabelliu, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, për abuzime me tenderat.
Musabelliu shkoi sot në Prokurori, ku do të japë dhe dëshminë e tij për akuzat e ngritura. Hetimi ndaj rektorit Musabellit ka nisur pas dyshimeve se ai ka përfituar fondet publike përmes praktikave korruptive.
Konkretisht bëhet fjalë për rikonstruksionin e murit rrethues dhe të një porte të universitetit, për të cilat ishte lëvruar një fond prej 640 mijë dollarësh, por që një pjesë e të cilave dyshohet se janë përvetësuar.
Hetimi ndaj Musabelliut vjen në një kohë kur ka pasur përplasje mes UBT-së dhe Bashkisë së Tiranës, lidhur me ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare në zonën ku është fidanishtja e Universitetit.
Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës kanë dalë edhe në protesta për të mos lejuar punimet te Parku i bimëve pyjore në UBT, pasi aty bëjnë praktikën.
Sipas Bashkisë së Tiranës, në zonën ku është fidanishtja do të ndërtohet një shkollë e re për të plotësuar nevojat jetike të komunitetit në Kodër-Kamëz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



