Altin Isaraj, vëllai i ish-Drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj, është vënë ditën e sotme sërish në pranga. 48-vjeçari, i cili ndodhej në arrest shtëpie, këtë herë është prangosur për armëmbajtje pa leje.
Siç bën me dije Policia e Tiranës, Isaraj u ndalua pas një telefonate nga qytetarët, të cilët raportuan se në rrugën e rezervave të shtetit ishte qëlluar në ajër me armë zjarri nga një makinë.
Në bazë të karakteristikave të dhëna, forcat policore ndaluan makinën që drejtohej nga 48-vjeçari. Bashkë me të ndodheshin edhe dy pasagjerë, dy vëllezër të moshës 15 vjeç dhe 27 vjeç.
Në momentin e kontrollit policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë, dy krehëra dhe 21 fishekë.
Arben Isaraj, ish-Drejtori i Transporti Rrugor dha dorëheqjen vitin e kaluar, pasi vëllai i tij Altini u arrestua për trafik droge. Më herët ka qene Deputet i PS dhe zv/ministër i Drejtësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



