Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të BE, e cila zhvillohet në Vjenë.
Në fjalën e tij, Ruçi tha se Inegrimi Europian është e vetmja rrugë për Shqipërinë, ndërsa shtoi se raporti i këtij viti i Komisionit do të jetë pozitiv, pasi sipas tij Shqipëria e meriton integrimin.
Ai deklaroi se Integrimi Europian është e vetmja rrugë për Shqipërinë, “sepse nuk kemi plan “B”, ndërsa theksoi se vendi ynë ka hedhur hapa të rëndësishëm në adresimin e pesë prioriteteve kyçe të përcaktuara nga Këshilli Europian.
Ruçi shtoi se ngadalësimi i procesit mund të krijojë hapësira që mund të shfrytëzohen nga aktorë të tjerë që synojnë të rrisin ndikimin e tyre politik, ekonomik dhe kulturor në Ballkanin Perëndimor, të dëmtojnë stabilitetin dhe të devijojnë perspektivën e tij europiane.
Kreu i Kuvendit e mbylli fjalën e tij duke thënë se: “Ne besojmë te vlerësimi pozitiv për Shqipërinë, bazuar në arritjet tona dhe shpresojmë që meritat e njëjta të shpërblehen me vlerësime e vendime të njëjta për vendet me rezultate të njëjta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




