Lajme

Makina përfshihet nga flakët, shpëton çifti me fëmijën

Një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 15:50 në dalje të qytetit të Elbasanit. Një makinë tip Mercedes Benz, teksa ishte në ecje, ka marrë zjarr në mënyrë të papritur.

Në makinë ndodhej si shofer, pronari i mjetit, Mikel M., banor i Elbasanit bashkëshortja dhe fëmija i mitur.

Gjithçka ndodhi teksa makina po përshkonte aksin nacional rrugor që lidh Elbasanin me qytetin e Cërrikut.

Në vendngjarje mbërritën forca policore dhe nga reparti zjarrfikës. Hetimet e para tregojnë se mjeti ka qenë në lëvizje, kur për motive ende të paqarta është përfshirë nga flakët.

Fillimisht, ndihma e parë familjes i është dhënë nga  kalimtarët dhe banorët pranë vendit të ngjarjes, që kanë arritur të shpëtojnë çiftin dhe fëmijën e tyre. Për shkak të flakëve ata kanë pësuar dëmtime fare të lehta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë