Presidenti i Hashim Thaçi ka shpallur të hënën zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Në një deklaratë, kreu i Kosovës njoftoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan do të mbahen më 19 maj.
Kjo lëvizje vjen pasi katër kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqjen më 27 nëntor të vitit 2018, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.
Në deklaratën e përbashkët, ish-kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviç, ai i Zveçanit, Vuçina Jankoviç, i Leposaviçit, Zoran Todiç, dhe ai i Mitrovicës, Goran Rakiç kanë thënë se me anë të taksës “serbëve të Kosovës u është kërcënuar e drejta për të jetuar, kuruar dhe mbijetuar”.
Por pavarësisht kërkesave të komunitetit ndërkombëtar,qeveria e Haradinaj ka thënë se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



