Lajme

Prokuroria kërkon 18 vjet burg për Klement Balilin

Prokuroria ka kërkuar 18 vite burg për Klement Balilin, të etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.
Në zbritje të gjykimit të shkurtuar, Prokuroria ka thënë të dënohet me 12 vite burg, ndërsa mbrojtja e Balilit do të bëhet më 23 prill.
Në seancën e 2 prillit gjykata gjobiti avokatin Theodhori Sollaku, me 10 mijë lekë gjobë për mungesa të përsëritura.
Klement Balili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave. Si prova fajësie u renditën përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.
Arrestimi i tij u bë më 15 janar të 2019, pas dy vitesh kërkimi nga ana e policisë kombëtare dhe ndërkombëtar për trafik droge. Por arrestimi i tij u bë vetëm pas negociatave mes policisë dhe avokatit të tij. Të martën e 15 janarit Klement Balili u vetëdorëzua në polici pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë