Lajme

Drogë dhe klandestinë drejt Anglisë, shkatërrohet banda me shqiptarë

Autoritetet italiane kanë goditur dy banda shqiptare, që merreshin me trafikun e drogës dhe atë të klandestinëve. 11 prej tyre kanë përfunduar në burg, 2 janë në arrest shtëpie dhe 5 të tjerë në detyrim paraqitje.
Sipas mediave italiane, të dyja organizatat kriminale ishin të lidhura me njëra-tjetrën. Ato kishin krijuar një “urë” lidhëse mes Italisë dhe Anglisë për të lejuar qytetarët shqiptarë të mbërrinin në territorin e Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme.
Të 18 personat e dyshuar akuzohen për emigracion të paligjshëm dhe trafik ndërkombëtar droge. Zbulimi u bë edhe falë bashkëpunimit të policisë angleze, të cilët identifikuan një grua shqiptare që mbërriti në aeroportin e Londrës me një kartë identiteti me identitet italian.
Baza e bandës ishte në provincën e Romëve, midis komunave Guidonia dhe Fonte Nuova.
Falë përgjimeve telefonike dhe mjedisore policia mundi të identifikojë blerës të ndryshëm që blinin marijuanë nga ky grup. Gjatë ndërhyrjes, është gjetur jo vetëm një sasi e konsiderueshme marijuane, por edhe një helikopter AK-47, që dyshohet se përdorej për aktivitetet e jashtëligjshme të bandës.
Gjatë përgjimeve, policia zbuloi disa raste të shtetasve shqiptarë që pasi i merrnin nga Shqipëria, iu ndryshonin identitetin me atë të shtetasve të tjerë italianë, për të hyrë në këtë mënyrë në Angli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë