Fushë-Kruja është tronditur përsëri nga një shpërthim me tritol, mbrëmjen e së dielës. Shpërthimi sipas policisë ka ndodhur në periferi të Fushë-Krujës, në një makinë tip “Golf 6”, e cila dyshohet se është në pronësi të një 63-vjeçari, punonjës i Bashkisë Krujë, në njësinë admistrative Çudhi.
Nga informacionet paraprake nuk ka të lënduar dhe raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e shtëpisë së pronarit.
“Më datë 07.04.2019, rreth orës 21:40, në lagjen Delvina, Fushë Krujë, automjetit në pronësi të shtetasit V.Xaka., 63 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i është vendosur një sasi e vogël lëndë plasese, ku si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



