Transformatori i nënstacionit elektrik në HEC e Lapajt është qëlluar me armë zjarri duke e nxjerrë jashtë funksionit.
Sipas informacioneve paraprake kanë qenë rojet e hidrocentralit që kanë telefonuar sallën operative të Policisë së Kukësit se në orët e para të mëngjesit ka patur të shtëna me armë zjarri.
“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të transformatorit të nënstacionit elektrik, duke e nxjerrë jashtë funksionit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja”, thotë policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.