Një aksident si në skenat e filmave hollivudanë, ka ndodhur rreth ditës së sotme në Shkodër. Një mjet i bardhë luksoz tip “Volkswagen”, që vinte me shpejtësi nga qendra e qytetit në drejtim të Poliklinikës është përplasur me një tjetër mjet që dilte nga një parking.
“Volkswagen-i” ka fluturuar në ajër dhe ka përfunduar disa metra më tutje i përmbysur, por për fatin e tij të mirë drejtuesi ia ka hedhur paq nga aksidenti.
Shoferi është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa ka marrë ndihmën e stafit mjekësor dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia vendore e Shkodrës, duke nisur hetimet për këtë aksident të ndodhur. Si shkak i përmbysjes së makinës është bllokuar për pak kohë rruga që të çon drejt Poliklinikës nga ana e policisë duke mos lejuar qarkullimin.
Aksidenti mund të kishte rezultuar edhe fatal, duke qenë se ai aks në atë orë është tejet i frekuentueshëm nga lëvizja e këmbësorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




