Lajme

Artan Lamen në krye të Kadastrës, shkrihet Hipoteka me ALUIZNI-n

Artan Lame është prezantuar zyrtarisht ditën e sotme nga Zëvendës kryeministri Erion Braçe si
si drejtori Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, një institucion i sapokrijuar që bashkon Hipotekat dhe ALUIZNI-n.

Numri dy i qeverisë deklaroi se objektivi kryesor i qeverisë është zgjidhja e problemeve me pronat dhe certifikimi i tyre.

“Kemi bërë një punë shumë të mirë me legalizimet. Është një betejë që do vazhdojë për të përfunduar procesin e legalizimi të objekteve të paligjshme kudo që ndodhen” tha, Braçe.

“Ky proces nuk do të ketë sukses nëse nuk do të ketë bashkëpunim me gjithë aktorët. Bëj një apel, besoj që duhet ta kenë në vëmendje. Bashkitë kanë marrë atribute të qenësishme edhe për legalizimin dhe certifikimin e titujve të pronësisë. Janë Bashkitë që duhet të çojnë procesin përpara, të jenë të interesuara që procesi të përfundojë sa më parë të jetë e mundur. Dua të bëj apel edhe për agjencitë e tjera, apel edhe banorëve, kërkoni shërbim, mos paguani asgjë që nesër mund tu kthehet në të kundërt, vepër penale edhe për nëpunësit edhe për ata që mendon se mund ta blejë shërbimin mes parave, do ta luftojmë korrupsionin”- tha Braçe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë