Një fluks i madh emigrantësh pritet të hyjnë në vendin tonë përgjatë ditëve në vijim, pasi qindra janë mbledhur në fshatin Diavata në Greqi, duke kërkuar të kalojnë në kufirin maqedonas ose atë shqiptar.
Shumë prej tyre u nisën të premten drejt Maqedonisë së Veriut, por u ndaluan nga policia greke, e cila përdori ndër të tjera edhe gaz lotsjellës.
Alarmi për fluksin e refugjatëve në vendin tonë u ngrit fillimisht nga Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër Idajet Hoxha, i cili në një takim në prefekturë pohoi se fluksi i refugjatëve ka shënuar rritje përgjatë muajve të fundit. Sipas tij, edhe sikur vetëm 10% e numrit të refugjatëve raportuar nga burime të pakonfirmuara të hynte në territorin tonë, do ta fuste Shqipërinë në emergjencë kombëtare.
“Ne nuk kemi kapacitetet e nevojshme pritëse për një fluks kaq të madh refugjatësh. Vetëm në dy ditë kanë hyrë nga Kakavija 75 refugjatë të cilët janë dërguar drejt qendrës së pritjes në Tiranë”,deklaroi ai.










Policia greke përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë qindra refugjatë që ishin mbledhur pranë Selanikut.
Por situata paraqitet tejet alarmante në shtetin grek pasi një karvan që besohet se kap shifrën e mbi 12 mijë njerëzve është nisur tanimë nga Turqia dhe sipas mediave greke pritet te drejtohet drejt Shqipërise dhe Maqedonisë së Veriut.
Policia greke përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë qindra refugjatë dhe emigrantë që ishin mbledhur pranë Selanikut, duke synuar të kalonin kufirin me Maqedoninë e Veriut, pas një sërë lajmesh të rreme se Shkupi do të hapte kufijtë.
Rreth 500 refugjatë dhe emigrantë, të cilët vinin kryesisht nga Lindja e Mesme, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u mblodhën jashtë kampit të refugjatëve në Diavata pranë Selanikut.
Policia grek përdori gaz dhe ujë për t’i penguan që të arrinin në autostradën që të çon në kufirin e Maqedonisë së Veriut. Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo arrestime.
Policia vazhdon të qendrojë jashtë kampit, por refugjatët janë mbledhur që nga e enjtja, pas një lajmi në mediat sociale për t’u drejtuar drejt kufirit maqedonas. Në të njëjtën kohë, rreth 500 refugjatë pushtuan gjithashtu stacionin kryesor të trenit në Athinë, me shpresë të merrnin një tren për në Selanik dhe të arrinin në kufi, por u ndaluan nga autoritetet greke.
“Ne jemi duke ndjekur nga afër situatën,” tha të premten Ministria e Brendshme e maqedonase. “Informacioni për rihapjen e rrugës Ballkanike është i rremë dhe ne u bëjmë thirrje njerëzve të mos bien pre e dezinformatave të tilla”.











Policia greke përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë qindra refugjatë që iishin mbledhur pranë Selanikut
Ndërkohë të enjten, Komisioni Europian tha se po monitoronte nga afër situatën në Ballkanin Perëndimor.
“Është një gënjeshtër që kufijtë do të hapen”, tha ministri grek i migracionit Dimitris Vitsas për televizionin shtetëror grek, duke u bërë thirrje emigrantëve të kthehen në qendrat e tyre të akomodimit.
Rreth 700 emigrantë u kapën gjithashtu në kufirin greko-turk pasi policia u preu rrugën një grupi që ishin nisur drejt Selanikut.
Situata ringjalli kujtimet e krizës së emigrantëve në vitin 2016, kur më shumë se një milion njerëz, udhëtuan përmes Turqisë, Greqisë dhe Ballkanit drejt Evropës Perëndimore.
Greqia dhe Shqipëria janë dy vendkalimet kryesore të refugjatëve nga vendet e Lindjes. Por rruga Ballkanike që përdorej nga refugjatët për të arritur në Europën Perëndimore nga Turqia dhe Greqia, ka ndryshuar.
Më parë, kjo rrugë kalonte nga Bullgaria në Maqedoni, Serbi dhe Hungari, për të shkuar me pas drejt Gjermanisë ose Austrisë. Megjithatë, Hungaria ka arritur të mbyllë kufijtë nëpërmjet mbikëqyrjes dhe brutalitetit të policisë kundër emigrantëve. Tanimë rruga është zhvendosur në drejtim të jugut, duke kaluar nga Shqipëria, Mali i Zi, dhe Bosnja, ku duket se janë mbledhur mijëra emigrantë.
Për herë të parë në Shqipëri ka mbërritur një grup i policisë kufitare europiane, Frontex, i cili po patrullon tanimë kufijte me Greqinë, në mënyrë që të parandalojë emigracionin e paligjshëm, por edhe të evidentojë rastet e trafikut të qënieve njërëzore. Tirana është shtëpia e qendrës së vetme të azilkërkuesve. Nëse emigrantët në Shqipëri nuk kanë status ligjor, ata nuk mund të udhëtojnë as me autobus as me taksi. Nëse policia zbulon emigrantë në zonën kufitare, i dërgon mbrpash në kufirin grek, por nëse i gjen brenda territorit kombëtar, i dërgon në qendrën e azilkërkursve në rrethinat e Tiranës. Gjendja shëndetësore e emigrantëve shpesh është problematike pasi një pjesë e tyre janë bartës të disa sëmundjeve si fruthi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)

























