Një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës është goditur në doganën e Kapshticës, teksa është arrestuar në flagrancë një qytetar nga Divjaka.
38-vjeçari me iniciale G.Gj, e kishte fshehur në vende të posaçme në mjetin tip “Toyota”, drogën e ndarë në disa pako.
Sipas policisë, ditën e sotme,në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi G.Gj, 38 vjeç, banues në Divjakë, me mjetin tip “Toyota”.
“Pas analizës së riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, është bërë përzgjedhja dhe është ushtruar kontroll i imtësishëm në vijë të dytë dhe më pas në bashkëpunim me autoritetet doganore mjeti të cilin ky shtetas drejtonte, ka kaluar në procesin e skanimit, ku pas verifikimeve u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 68 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa”, njofton policia.
Më pas agjentë të sektorit të anti-drogës në Policinë e Korçës arrestuan në flagrancë 38-vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale “trafkim i narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




