Në sajë të operacionit të koduar “Juristët e rremë”, Policia e Tiranës ka vënë në pranga një grua dhe një djalë.
Të dy prezantoheshin si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues shqiptar dhe premtonin në këmbim të lekëve, dhënie lejeje zhvillimore e licencë, për ushtrim të aktivitetit të mësimdhënies.
Në pranga ka përfunduar shtetasja M. F., 48 vjeç, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit” dhe një 24-vjeçar me inicialet N. Sh, banues në Tiranë.
Shtetasit janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në momentin që do të takoheshin për t’u kërkuar lekët dy shtetasve të mashtruar.
Siç bën me dije policia, të dy shtetasit kanë bërë rezistencë dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet; dy aparate celularë dhe dokumente të ndryshme.
Veprat penale që rëndojnë ndaj tyre janë “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Përvetësimi i titujve apo i detyrës shtetërore”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



