Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat ka bërë publike masat e marra nga kontrollet e Task Forcës Antikorrupsion.
Pas denoncimeve të qytetarëve në “Platformën e Bashkëqeverisjes” Shqipëriaqëduam.al, Gjonaj tha se Task Forca është ndalur në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit në Durrës, ku janë konstatuar shkelje në lidhje me lejet mjedisore.
Ajo sqaroi se në bazë të shkeljeve janë rekomanduar 9 masa disiplinore për drejtuesin dhe specialistët.
“Në përfundim të kontrollit janë rekomanduar 9 masa disiplinore; Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet, për drejtorin e Agjencisë rajonale mjedisore Durrës në detyrë, në kohën e shkeljeve të konstatuara; Vërejtje për Drejtorin e komanduar të Agjencisë si dhe 7 “vërejtje” specialistët të monitorimit dhe specialistë të mjedisit”, shprehet ministrja Gjonaj. Po ashtu ministrja njoftoi edhe tre masa disiplinore në burgun e Fushë-Krujës për tre punonjës që akuzohen për shpërdorim detyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



