Dy ngjarje kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Fillimisht, rreth orës 21:45 u raportua për të shtëna me armë zjarri në zonën e parkut të qytetit, ndërsa më pas policia gjeti një automjet të djegur në lagjen “Afrim i Ri”.
Mësohet se makina e djegur është e tipit “BMË”, me targa të vjedhura që i përkasin një makine “Renault”.
Policia lokale bën me dije se persona ende të paidentifikuar, duke udhëtuar me një mjet tip “BMV” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregtar, pjesë këmbimi të makinave.
Më pas, mjetit i është vënë zjarri në rrugën Fier-Seman, në vendin e quajtur “kryqëzimi i shinave të trenit”.
Sipas policisë brenda makinës së djegur janë gjetur armë dhe krehër fishekësh, duke sqaruar se të dyja ngjarjet kriminale kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në vendnngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.
Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




