Gjykata e Apelit liroi 6 nga 12 të ndaluarit e operacionit ‘Maranaj’, të akuzuar për një skema fajdesh në Shkodër.
‘Arrest me burg’ u vendos për Berhan Alijan, Edi Memçajn, Artan Dragonin, Ilir Sokolin, Pashko Vuksanelajn. Ndërsa ‘Burg me afat 60 ditor’ u dha për Lulzim Syljan për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
‘Detyrim paraqitje’ u dha për Naim Ahmetin, Adri Balën, Eduart Fushën, Vinko Nikprelajn, Elidon Qerimajn dhe Marjan Bregun.
Në datë 14 mars, Policia dhe Prokuroria zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër. 23% ishte interesi në javë, nëse nuk ktheheshin lekët grupi i merrte prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre.
Të përfshirë rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues i LSI-së tek Patentat në Shkodër. Ilir Sokoli u kap në tentativë për t’u arratisur, në Morinë. Në total u arrestuan 12 persona, ndërsa 4 janë në kërkim dhe 3 të pezulluar nga detyra.
Gjatë operacionit u sekuestruan makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në bashkine e Shkodrës.
Skema u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani. Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër në datë 26 mars dha masën ‘arrest me burg’ në mungesë për dy djemtë e ish-prefektit, ndërsa vendosi “detyrim paraqitje” për ish-prefektin me kushtin që ai të mos largohet jashtë Shqipërisë.
Elton dhe Robert Radovani, u vunë në hetim me akuzën për mashtrim, pasi grupi i të arrestuarve për skemën e fajdeve, pretendojnë se kjo histori eshte e sajuar nga Paulin Radovani. Ish-prefekti Radovani ishte personi që bëri një denoncim ndaj 22 personave për një skemë fajdesh me përqindje të larta.
Vendimi i Gjykatës së Apelit
Byrhan Alija 61-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Edi Memcaj 33-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Artan Dragani 39-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Lul Sylja 48-vjec nga Shkodra- Arrest me burg me afat 60 dite
Ilir Sokoli (ish-drejtori i Patentave) Shkodër-Arrest me burg
Pashko Vuksanlekaj 54-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Adri Bala 22-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Marjan Bregu 31-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Vinko Nikprelaj 37-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Eduard Fusha 38-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Elidon Qerimaj 41-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Naim Ahmetaj 52-vjec nga Puka- Detyrim paraqitje
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




