Lajme

Durrës, digjen dy makina gjatë natës

Dy automjete janë shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar të Durrësit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 pranë zyrave të punësimit në Durrës.
Ende nuk dihet nëse djegia e tyre ka qenë e qëllimshme apo rastësore, sikurse nuk ka informacione as se kujt i përkasin automjetet e përfshira nga flakët.
Makinat janë gjetur të parkuara pranë një blloku apartamentesh dhe dyqanesh.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton edhe pistat e mundshme të incidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë