Lajme

Maqedoni e Veriut, shuhet një familje nga rrëzimi i një avioni

Katër persona kanë humbur jetën pas rrezimit të një avioni ditën e sotme në Maqedoni. Avioni i vogël, i tipit “Cesna PN210N”, ka rënë në lokalitetin e malit “Koka e Selanikut” në malet e Jakupicës.

Sipas njoftimeve të para, me këtë avion po udhëtonte një familje, anëtarët e së cilës kanë humbur jetën.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh me dy fëmijë. Aeroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes.

Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës, ndërsa moti i keq dyshohet se ka shkaktuar tragjedinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë