Lajme

Shoqërohet në polici Luçiano Boçi: Më kërcënoi kryepolici i “Babales”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi është shoqëruar në polici.

Mësohet se Boçi u shoqërua pasi së bashku me disa persona të tjerë tentuan që t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në fshatin Linas të Mollasit në Cerrik

Ish-deputeti u shpreh se është kërcënuar me jetë nga ish-drejtori i policisë së Fierit, aktualisht zv/drejtor në Elbasan Albert Nushi, i përfshirë në akuzat e PD për çështjen “Babalja”.

“Ishte një përplasje fizike me ish-drejtorin e Fierit, atë që paguante Fredi Alizotin, që ka dy akuza të rëndë në kurriz të tij dhe na e kanë sjellë për të pastruar në Elbasan. Ishim në bordurën e urës për protestën tonë, – tha Boçi për “Report tv”. – Protesta nuk kishte nisur. Me atë brutalitetin e tij, na ka kërcënuar me jetë, më ka kërcënuar mua. Nuk është gjë e mirë që e them LIVE, por e vërteta është e vërtetë.

Protestë kundër Ramës, procedohet kryetari i PD-së Librazhd

Kryetari i Partisë Demokratike të Librazhdit, Bujar Vreto, dhe pesë persona të tjerë janë proceduar penalisht.

Gjithçka erdhi pas protestës së organizuar kundër kryeministrit Rama, ku protestuesit tentuan të bllokojnë edhe eskortën e kreut të qeverisë.

Tubuesit përçuan mesazhe në adresë të qeverisë, të udhëhequr nga kryedemokrati i Librazhdit. Rama zhvilloi sot një tur takimesh në përrenjas dhe Librazhd, në kuadër të bashkisë që duam. Ashtu si ka ndodhur në qytete të tjera, edhe në Librazhd opozita e priti me protesta kreun e qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë