Policia e Shtetit ka arrestuar sot 5 persona dhe ka shpallur dy në kërkim të akuzuar për kultivim të lëndëve në qytetin e Kurbinit.
Në sajë të operacionit të “Godull 2019”, u sekuestruan armë zjarri e municione luftarake, kubikë të porsambjellë me kanabis dhe lëndë narkotike kokainë. 5 persona janë në pranga dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras
K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë
K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras
Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë
V. Z., 41 vjeç, banuese në Kurbin.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa
5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë
2 armë zjarri “pistoleta”
1 armë zjarri automatik
1 armë gjahu “shotgun”
680 fishekë , dylbi e thikë.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








