Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë ku është i dënuar me 22 vite burg.
Në pranga është vënë shtetasi Artan Abedini, 38 vjeç, banues në Malbardhë – Kurbin. Sipas policisë, ky shtetas është i dënuar 22 vite burg nga Gjykata Italiane e Firences, për veprën penale “Trafik droge”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë provizor me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.