Një ngjarje e rëndë është parandaluar në qytetin e Kukësit.
Një 40-vjeçar është konfliktuar sot me Drejtorin e ALUIZNI-t në Kukës, Vladimir Spahiu. Pas përplasjes mes tyre, qytetari i revoltuar ka shkuar në banesën e tij, ku kishte marrë dhe një armë zjarri me vete.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi P. H, 40 vjeç, i cili mësohet se pas sherrit në zyrën e ALUIZNI-t ka marrë armën e tij të gjahut për të vrarë drejtorin e këtij institucioni.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



