Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi i vunë zjarrin një mobilierie në Nikël të Krujës.
Policia e Krujës ka arrestuar shtetasit me iniciale A. N., 26 vjeç dhe N. M., 58 vjeç, të dy banues në Tapizë.
Të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë flakën mobilierisë në pronësi të shtetasit B. D., 55 vjeç.
Siç ka bërë me dije policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit të së hënës (1 prill) në Nikël.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit të arrestuar N. M., është gjetur edhe një armë zjarri “pushkë”, model 56, pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



