Lajme

I plas granata duke luajtur, plagoset i mituri në Pogradec

Një 16-vjeçar është plagosur në dorë pasditen e sotme pas shpërthimit të një granate. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish-Repartit Ushtarak në fshatin Leshnicë të Pogradecit.

Ndërkohë që i lënduar ka mbetur i mituri me inicialet E.Ç., 16 vjeç. Ngjarja ka qenë aksidentale dhe për fat të mirë lëndimet e adoleshentit nuk janë të mëdha, ndonëse policia bën me dije se ka pësuar dëmtim të dorës.

Adoleshenti është dërguar në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë