Lajme

Kryemadhi: Kjo qeveri ka lënë pas dore rininë

Në një takim që pati me gjimnazistë të dy shkollave në Tiranë, kryetarja e LSI-së akuzoi qeverinë se ka lënë pas dore rininë.

Kryemadhi theksoi se prioritet i LSI-së janë të rinjtë dhe punësimi i tyre është garancia e vetme për një Shqipëri që nuk plaket.

“Sot u takova me një grup gjimnazistësh nga shkollat ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Sinan Tafaj’. E jashtëzakonshme energjia e tyre pozitive dhe dëshira për ta parë Shqipërinë si shtëpinë tonë të përbashkët. Dështimi më i madh i kësaj qeverie është lënia e rinisë pas dore. Largimi i tyre nga vendi, vrasja e shpresës dhe ëndrrave të tyre është plaga më e madhe që politika e mbrapshtë i ka shkaktuar Shqipërisë. Rinia është themeli i programit të LSI. Ne nuk do t’i zhgënjejmë të rinjtë. LSI do të dyfishojë buxhetin për arsimin. Një rini e mirëarsimuar dhe punësimi i saj është garancia e vetme për një Shqipëri që nuk plaket! Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë shtëpi për rininë tonë”, shkruan Kryemadhi në “Facebook”.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/posts/2053235878122477

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë