Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Policia Rrugore në një deklaratë të përbashkët për mediat njoftojnë nisjen e punimeve më 3 prill, në rrethrrotullimin e Kamzës, në segmentin rrugor: “Kryqëzimi Universiteti Bujqësor – Kryqëzimi Kamëz qendër, km 1+100”.
Siç njofton ARRSH, gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur.
“Për këtë arsye, gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.
Punimet planifikohen të realizohen brenda një harku kohor dymujor, deri më 3 qershor.
Në fund, ARRSH bën apel që gjatë kësaj periudhe shoferët të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore.
“Nga ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkohet mirëkuptimi dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimi në mënyrë rigoroze i sinjalistikës provizore të vendosur, si dhe ndjekja e udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren”, përfundon njoftimi i ARRSH-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



