Lajme

Kundër zgjatjes së hetimeve, Gjykata rrëzon kërkesën e Llallës

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për zgjatjen e hetimeve, duke lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë.
Ish-kryeprokurori Llalla kërkonte shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë për zgjatjen e afateve të hetimit me tre muaj.
Rreth një javë më parë, Krimet e Rënda zgjatën me 3 muaj afatin e hetimeve, por Llalla me anë të një kërkese e konsideroi të padrejtë vendimin.
Llalla është nën hetim nga Prokuroria për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Pas nisjes së hetimit, Llallës iu sekuestrua pasuria me vlerë një miliard lekë. Një apartament banimi në Durrës dhe mijëra katrorë tokë arë në Tiranë janë disa nga pronat që iu sekuestruan atij.
Ish-kryeprokurori i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi. Komisioni i Pavarur të Kualifikimit pranoi kërkesën e Llallës, duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së. Më 11 qershor, KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, dhe vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK-së duke e lënë Llallën jashtë sistemit dhe pa kaluar në Vetting.
Llalla ishte një nga drejtuesit që është sulmuar më shumë nga ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, duke e akuzuar haptas për korrupsion. Por, pretendimet e ish-ambasadorit Lu, Llalla i ka quajtur veprime tinzare dhe të pabazuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë