Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.
Policia bën me dije se është arrestuar 40-vjeçari Ilir Bajrami, banues në Shkodër, pasi kishte vrarë me thikë një shtetas grek.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr. 35, datë 11.04.2017, ka njohur vendimin e autoriteteve të drejtësisë greke ku Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi.
Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



