Në sajë të operacionit të koduar antidrogë “Sfizio” është shkatërruar një grup kriminal që trafikonte drogë mes Shqipërisë e Italisë e kryesisht në territorin e provincave të Emilia Romanjës, Abruzzo, Calabria e Messina. Në pranga janë vënë 9 persona, 7 italianë e 2 shqiptarë.
Ky grup trafikantësh e kishte bazën në Messina e drejtohej nga një familje siciliane (babai me dy djemtë me inicialet M. A, M.A, M. M., dhe M. F.)
Hetimet kanë zbardhur se ky grup kriminal furnizohej me marijuanë nga trafikantë shqiptarë e italianë nga Abruzzo e më pas me anë të korrierëve të besuar e transportonin drejt Siçilisë.
Siç raportohet nga mediat italiane, policia ka mundur të sekuestrojë disa ngarkesa droge me sasi 55 kg marijuanë secila e ka vënë në pranga dy korrierë R. G, B. M të cilët me automjetet e tyre transportonin lëndën narkotike.
Droga pasi mbërrinte në Messina, shpërndahej te korrierët e vegjël lokalë. Gjatë këtij operacioni, autoritetet italiane kanë kryer kontrolle banesash e personash në të gjithë Italinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



