Politike

Kryemadhi: Zgjedhjet e parakohshme janë afër, ndizni motorët


Pavarësisht se mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, partitë e opozitës po i bëjnë thirrje strukturave që të angazhohen për t’u përballë jo për votimet lokale, por edhe për ato të përgjithshme.
Kjo gjë iu është kërkuar strukturave të LSI-së të Tepelenës nga ana e kryetares së saj, Monika Kryemadhi. Në ketë takim u zgjodh dhe Kryetari i LSI, Tepelenë ekonomisti Sefer Kanushi. Gjatë fjalës se saj, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorët e fushatës.
“Zgjedhjet e parakohshme janë afër. Ndizni motorët. Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë. Taksat rriten ndërkohë që të ardhurat për familjen shqiptare ulen. Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit. Duhet të punojmë që shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Papunësia ka ardhur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar. LSI është partia e fjalës së mbajtur, forcën reale e ka tek njerëzit, jo tek emrat e përveçëm”, theksoi Kryemadhi gjatë fjalës së saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë