Lajme

Lirohen 7 të ndaluarit e protestës së opozitës para Kuvendit

Shtatë protestues që u arrestuan ditën e enjte pas manifestimit të opozitës para Parlamentit, janë liruar sot pasdite. Në seancën gjyqësore, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të shtatë.

Gjatë seancës, prokurori, Erjon Shqarri, kërkoi për 5 protestues “arrest në burg”, dhe dy protestues, “detyrim paraqitje”. Ndërkohë, për avokatët arrestimi është i paligjshëm dhe gjykata duhet të caktoj një masë me të butë.

Në përfundim, gjyqtari i seancës, vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe caktoi, detyrim paraqitje për, Olsi Kasemi, Luis Buzheri, Maringlen Meçja, Gjok Drezhaj, Aleksander Prenga, Agim Sallaku dhe Shefqet Sefaj.

Të arrestuarit, janë nën masë, vetëm për kundërshtimin e punonjësit të policisë, ndërsa për dy akuza të tjera, sipas gjykatës, nuk ekziton dyshimi se janë konsumuar.

Nga shqyrtimi i provave, sipas gjykatës, rezulton se të arrestuarit, kanë shtyrë kordonin e policies. Gjatë protestës së të enjtes, nuk ka pasur të lënduar si nga radhët e tubuesve, ashtu edhe nga forcat e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë