Një tjetër operacion i koduar policor është finaalizuar në Tiranë, ku në pranga kanë përfunduar 5 persona, nën akuzën e shpërndarjes së drogave të forta.
Ata dyshohet se shisnin në Tiranë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilën e transportonin nga qyteti i Laçit.
Mësohet se gjatë operacionit “Stafeta” kanë rënë në pranga shtetasit:
– Gj. D., 36 vjeç, banues në Laç;
– M. P., 44 vjeç, banues në Mamurras;
– A. L., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok;
– A. N.,23 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok;
– E. D., 28 vjeçe, banuese në Laç.
Policia dyshonte se shtetasi Gj. D., me banim në Laç, në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. L., A. N., dhe E. D., tregtonin dhe shisnin në kryeqytet me porosi klientele.
Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke qarkulluar me dy automjete në rrugën e “Valiasit” në Kamëz dhe janë ndaluar për kontroll.
Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti në njërin mjet një qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 249.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; dy automjete dhe gjashtë aparate celular.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



