Lajme

Përfshihen pyjet në flakë pranë Burrelit, kërkohet ndihmë nga ajri

Një ditë më parë një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë 60 hektarë të vendit të quajtur Kongrazhd pranë Burrelit.
Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Mat, të shërbimit pyjor, zjarrfikëses së Bashkisë Klos dhe forcave të ushtrisë nuk është arritur të neutralizohet zjarri.
Vatra është ende aktive dhe për shkak të erës së fortë zjarri vijon të përhapet me shpejtësi.
Mësohet se sipërfaqja e përshkuar nga flakët ka shkuar në 60 hektarë.
Drejtori i Politikave Ekonomike, Bujqësisë dhe menaxhimit të pyjeve në Bashkinë e Matit, Vebi Stana, kërkon ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes për të ndërhyrë nga ajri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë