Një konflikt mes dy personave në Elbasan për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi. Një prej tyre ka qëlluar me thikë personin me të cilin po konfliktohej ndërkohë që policia ka ndërhyrë duke e arrestuar në flagrancë.
Në pranga ka përfunduar një 43 vjeçar me iniciale S.B, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin A.M., 57 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:30 minuta në lagjen “Beqir Dardha” të qytetit.
Qytetarë të pranishëm në zonën ku ka ndodhur konflikti kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



