Lajme

Dorëhiqet prokurori që kërkoi burg përjetë për Dritan Dajtin

I njohur si prokurori i cili kërkoi dënim me burg përjetë për Dritan Djatin dhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Ardian Nezha ka dhënë sot dorëheqjen e parevokueshme.

Nezha ka kërkuar nga KLP t’i pranojë dorëheqjen, duke shpallur përfundimin e statusit të magjistratit, ndërsa kërkesa e tij pritet të shyqrtohet më 1 prill.

Mësohet që Nezha të ketë sqaruar edhe arsyet e dorëheqjes. Ai është shprehur se ndaj tij ka pasur mungesë vlerësimi.

Prokurori Nezha prej pak javësh ishte rikthyer prokuror në Pukë, ndërsa pas këtij veprimi ku ai qëndroi i komanduar në Tiranë ka kërkuar të largohet nga sistemi çka do të sillte edhe ndërprerjen e vettingut për të.

Mësohet se KLP pritet të caktojë edhe drejtuesin e prokurorisë Fier e Lushnjë në këtë mbledhje pas vakancës të krijuar nga shkarkimet për efekt të Vettingu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë