Lajme

Vlorë, aksion për kapjen e një të kërkuari

Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion ditën e sotme për kapjen e personave që janë në kërkim.
Aksioni ka ndodhur në lagjen nr. 10 të qytetit të Vlorës.
Policia ka mundur të vërë në pranga 31-vjeçarin A. T., nga Vlora, i cili ishte fshehur në një banesë në lagjen “10 Korriku” si dhe ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një armë zjarri tip “Pistoletë” dhe një automjet “Touareg”.
Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi tjetër, një 33-vjeçar që mundi të largohej.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë