Lajme

Ambasada e SHBA: Reforma në Drejtësi nuk do të ndalojë

“Reforma në drejtësi nuk do të ndalojë”. Kështu është shprehur Ambasada Amerikane në vendin tonë. Zv. Shefi i Misionit të SHBA në detyrë, Dan Koski, në Konferencën Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendës shprehet i kënaqur nga ecuria e reformës në drejtësi.
Koski tha se Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë, duke i qetësuar në këtë mënyrë shqiptarët.
“Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që Kushtetuta parashikon. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurt për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë”, shprehet Koski.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10156262242560838?__xts__[0]=68.ARBasT7dfRrNwxJZeL1bzDQO8_EXZdrTKH0NXNc-VpHteCOjm6si18682zEHEzxI_IzQirXTDuYNIkxy3r8AKzAPm6kglZ3CkHHVKs2w0xwD9Q_00R3DmN1IGaSY-E27yeFHnRDnClMcGcxKAcukvovniBG9N3FQrYWsL4wPk1pSx46irNn9Ltv3_0n2TZfaEfAMDiqTyDh7Ld3DQm1tcQxQ5f8m_-nJmeylx1zWKgq0WWj7ta5LX97ZcuyUBQhHsoawa7vTRlcUQNdHJwNSg4QagcCpMhye8mcWn4LWY4LVqTwKx6qFOuDTCzfr2Qzo-BVtpm-Fag1572oMbg&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë