Lajme

Kryemadhi: SHBA, mbështetja vendimtare në NATO

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka përshëndetur 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO duke iu shprehur mirënjohje SHBA-ve, si mbështetja vendimtare për anëtarësimin në NATO.
“10 vite më parë, më 1 prill 2009, Shqipëria shënoi ngjarjen më të rëndësishme në historinë e saj moderne, anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut Verior.
Sot është dita për të shprehur mirënjohje të veçantë për aleatin tonë strategjik, SHBA, i cili ka qenë mbështetja vendimtare për aftësimin dhe antarësimin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s”, shprehet Kryemadhi.
Kryemadhi shkruan se Shqipëria në këto 10 vite si anëtare e NATO-s ka dhënë kontribute si kurrë më parë.
“Në këto 10 vite, si anëtare e NATO-s dhe pjesë e misioneve të saj paqeruajtëse, Shqipëria ka dhënë kontribute si kurrë më parë.
Forca e Aleancës sot qëndron jo vetëm në kapacitetet e jashtëzakonshme ushtarake e strategjike që ajo zotëron, por para të gjithash në vlerat e demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, vlera mbi të cilat janë ngritur gjithë sistemet politike të vendeve anëtare”, thotë kryetarja e Lëvizjes për Integrim.
Duke vlerësuar Aleancën e Atlantikut të Veriut, Kryemadhi thotë se lufta për mbrojtjen e vlerave të demokracisë është përpjekje sublime për të forcuar NATO-n.
“Forca e Aleancës sot qëndron jo vetëm në kapacitetet e jashtëzakonshme ushtarake e strategjike që ajo zotëron, por para të gjithash në vlerat e demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, vlera mbi të cilat janë ngritur gjithë sistemet politike të vendeve anëtare.
Prandaj, lufta në mbrojtje të vlerave të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, është përpjekje sublime për të forcuar NATO-n, si organizata më e fuqishme politiko-ushtarake që ka njohur njerëzimi”, shkruan Kryemadhi në “Facebook”.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/posts/2048475271931871?__xts__[0]=68.ARBBX8RfXmsHwE8JzqNup08AwazvamLU4kON38PNh0QyKa3JQbW7x3G7b0xN1KIGdeW6gmqCzxAp64eYicamvL4YWM3Uu7SWyMn9XIqu6X9Pyg_pqYgVntOU0fbTmwThl9utRoawDIJHVyLeFkl65YAeZtiAPiZrY1Kum2N0Uwj85_X37X64YSnA3T2JLoKGZdtsMobFm1t8jfraBJigLYdyejCUoU-imXH2foj-jFJmAo21g-eLYq6L0WG1fh7xbKmHCXvkADtiVVd9GdPWguOGcyoReSLaVvnRTv2F_ncI4_XzJsKJfoGKspy4h97BDcPeth-Z8fXZi_nTC7Z69Q&__tn__=-R


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë