Lajme

Grabitet pika e transfertave të parave në Korçë

Një pikë Western Union është grabitur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Rreth orës 09:00 në lagjen nr. 10, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës ka marrë rreth dy mijë euro në një pike transferte parash dhe ka kërcënuar punonjësen.
Dyshohet se autori ka marrë një shumë parash, rreth 2500 euro dhe 1 mln lekë të vjetra.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, po nuk ka arritur të kapë autorin. Pas dëshmisë së punonjëses policia është vënë në ndjekje të grabitësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë