Lajme

Balla-Vokshi, replika për “paratë” e bojës ndaj ministrisë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas spërkatjes me bojë të zezë ndaj Ministrisë së Brendshme nga protetsuesit e opozitës ditën e sotme.

Ai ka publikuar në “Facebook”, një video nga momenti kur një prej protestuesve hedh bojë mbi godinën e ministrisë, duke theksuar se ky i fundit është paguar nga ana e ish-deputetëve të PD për të kryer një akt të tillë.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/2188399854823448/

“Lulëzim! Paske paguar përsëri para sot? Jo vetëm për t’i sjellë në protestën tënde, jo vetëm për të sponsorizuar dhunën, por edhe për të hedhur bojën tënde të zezë kundër shtetit dhe imazhit të shqiptarëve.

Tregoju tani atyre rrugëhumburve që ende të vijnë nga mbrapa: ato para që nxori nga çanta Albana Vokshi, a vijnë edhe këto nga Sheremetyevi???””, shprehet Balla.

Ndërkohë, ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas akuzës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, duke mohuar se PD ka paguar protestuesit që spërkatën me bojë godinën e MB.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10157280480549429&id=559294428

Vokshi shkruan në “Facebook” se Balla e ka mendjen vetëm te paratë dhe se PS nuk heq dorë nga metodat e sigurimit të shtetit.

“Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë. Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i radhës. Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen. Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste”, – komenton Vokshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë