Lajme

“Fshesa” në diplomaci, lirime dhe transferime të tjera

Reforma në shërbimin diplomatik e paralajmëruar nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, pritet të kthejë në shtëpi 28 diplomatë dhe punonjës të sistemit.

Prej disa ditësh ka nisur “fshesa” në disa seli diplomatike shqiptare në botë, ku të fundit ishin ditën e djeshme dy diplomatë në Ambasadën shqiptare në Athinë.

Ndërkohë, sot është konfirmuar shkarkimi i disa të tjerëve. Do të lirohen nga detyra Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër, Fatjon Demneri  në misionin e Shqipërisë në Gjenevë të Zvicrës.

Në Misionin në Nju Jork, lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa për Eltion Vërlenin është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Shkëputja nga detyra edhe për Xhuljeta Kekon, pjesë e Ambasadës shqiptare në Hagë.

Nga reforma do të lëvizin 28 persona, të cilët nuk përmbushin kritetet e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë të emëruar jashtë sistemit.

Disa prej emrave

1. Edmond Kumaraku, Romë

2. Pranvera Skana Londër

3. Florian Nova

4. Enkelejda Riza

5. Edmond Caca, Londër

6. Fatjon Demneri, Gjenevë

7. Arben Idrizi

8. Eltion Verleni

9. Xhuljeta Keko, Hagë

10. Inida Methoxha

11. Bruna Koço

12. Ardian Mara, Bruksel

13. Adhurim Resuli, Vjenë

14. Novruz Çeta, Bullgari

15. Sarandi Napo, Bullgari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë