Prokuroria për Krimet e Rënda ka zgjatur me tre muaj afatin e hetimit ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Kujtojmë se Llalla është nën hetim nga Prokuroria për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Rreth një javë më parë, Krimet e Rënda zgjatën me 3 muaj afatin e hetimeve, ndërsa me anë të një kërkese të regjistruar në datë 25 mars në Gjykatë, Llalla, kërkon mbylljen e tyre, duke e konsideruar të padrejtë vendimin.
Pas nisjes së hetimit, Llallës iu sekuestrua pasuria me vlerë një miliard lekë. Një apartament banimi në Durrës dhe mijëra katrorë tokë arë në Tiranë janë disa nga pronat që iu sekuestruan Lllallës.
Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës, duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së. Më 11 qershor, KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, dhe vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK-së duke e lënë Llallën jashtë sistemit dhe pa kaluar në Vetting.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



