Lajme

Shkelje në Hipotekën e Kavajës, Gjonaj: 17 masa

Ministria e Drejtësisë ka zbuluar një sërë shkeljesh në Hipotekën e Kavajës lidhur me aplikimet e dosjeve dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka bërë me dije sot se pas kontrollit janë marrë njën sërë masash, që pasojne shkarkimin e kreut të zyrës së Regjistrimit të Pasurive.
Sipas saj janë marrë masa vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për 11 specialistë të ZVRPP Kavajë dhe “Vërejtje me shkrim” për 6 specialistë të kësaj zyre.

“Pas një denoncimi të kryer në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al
Task Forca Antikorrupsion ka kryer kontroll në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, me objekt verifikimin e zbatimit të urdhrit të ministrit të Drejtësisë nr.3981 prot., datë 10.04.2018, ‘Për evidentimin, shqyrtimin dhe trajtimin e të gjitha aplikimeve të prapambetura ose jashtë afatit nga ana e ZVRPP-ve’, si dhe verifikimin e cilësisë dhe transparencës në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarit, që kryhen nga ky institucion. Në përfundim të kontrollit janë rekomanduar edhe 17 masa të tjera disiplinore: ‘Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna’ për 11 specialistë të ZVRPP Kavajë. ‘Vërejtje me shkrim’ për 6 specialistë të kësaj zyre.
Gjithashtu, janë rekomanduar edhe masa administrative për rregullimin e veprimtarisë së brendshme të institucionit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve”, tha ajo.



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë