Pas Elbasanit e Korçës edhe avokatët e Lushnjës solidarizohen me kolegët dhe po protestojnë pas vrasjes së avokatit të njohur, Ravik Gurra. Protesta është organizuar nga Dhoma Rajonale e Avokatisë Lushnjë. Ata kanë marrë vendimin të bojkotojnë për 3 ditë proceset gjyqësore.
Protestë të njëjtë kanë zhvilluar edhe avokatët e Durrësit e Beratit dhe kanë njoftuar bojkotimin e proceseve gjyqësore për 3 ditët në vazhdim, duke bërë që të shtyhen shumë seanca të planifikuara.
Ngjarja e rëndë ndodhi 5 ditë më parë pranë një lokali në qendër të qytetit të Elbasanit. Autori dyshohet se ka qenë i maskuar. Avokati Gurra, që njihet për mbrojtjen e çështjeve të bujshme si ajo e Çapjave dhe Shullazit, ka qenë i ulur në ambientet e lokalit jashtë kur është qëlluar pas koke. Ai ishte i shoqëruar me dy persona të tjerë në tavolinë, njëri prej tyre gjithashtu avokat. Autori që e ka qëlluar me pistoletë është larguar me një mjet që është gjetur i djegur në dalje të qytetit të Elbasanit. Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



