Lajme

Apple zbulon platformën e transmetimit televiziv

Apple ka zbuluar platformën e saj të re të transmetimit të TV, Apple TV +, në një ngjarje me yje në Kaliforni.

Jennifer Aniston, Steven Spielberg dhe Oprah Winfrey ishin ndër ata që dolën në skenë në selinë e Apple për të zbuluar përfshirjen e tyre në projektet televizive nga gjiganti i teknologjisë. Platforma do të përfshijë edhe shërbimet ekzistuese si Hulu dhe HBO. Apple njoftoi gjithashtu se do të lançonte një kartë krediti, l të lojrave dhe një aplikacion të zgjeruar të lajmeve.

Eventi u mbajt në Kaliforni dhe shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ishte i qartë që në fillim se bëhej fjalë për shërbime të reja, e jo pajisje të reja. “Është një ndryshim i drejtimit për kompaninë 42-vjeçare. Ka patur shume parashikime rreth Apple ne tregun e transmetimeve televizive, kur ne treg dominon Amazon dhe Netflix. App Apple TV + u zbulua nga Steven Spielberg dhe do të nisë në vjeshtë. Spielberg do të krijojë një program për platformën e re”, tha ai.

Yjet e tjerë që morën pjesë në këtë konferencë ishin Reese Witherspoon, Steve Carell, Jason Momoa, Alfre Woodard, komediani Kumail Nanjiani dhe Big Bird nga Sesame Street. Aplikacioni do të vihet në dispozicion në pajisjet rivale për herë të parë, duke ardhur në televizorët Samsung, LG, Sony dhe Vizio, si dhe Firestick dhe Roku të Amazon. “Tarifa e abonimit nuk është shpallur. Karta e kreditit e Apple Card do të nisë në SHBA këtë verë. Do të ketë edhe një version fizik të kartës për iPhone. Karta e kreditit nuk do të ketë tarifa të vonuara, tarifa vjetore ose tarifa ndërkombëtare”, tha Jennifer Bailey. Ajo është krijuar me ndihmën e Goldman Sachs dhe MasterCard.

Firma gjithashtu zbuloi një shërbim lajmesh, Apple News +, i cili do të përfshijë më shumë se 300 tituj revistash, përfshirë Marie Claire, Vogue, New Yorker, Esquire, National Geographic dhe Rolling Stone.

LA Times dhe Wall Street Journal do të jenë gjithashtu pjesë e platformës. “Nuk do të gjurmojë se çfarë lexojnë lexuesit”, thotë kompania.

Apple News + do të kushtojë 9.99 dollarë në muaj dhe është në dispozicion në SHBA dhe Kanada, ndëra në Europë do të vijë më vonë

Ndryshe nga TV +, platforma e lajmeve do të jetë e disponueshme vetëm në pajisjet Apple. Një platformë e re e lojrave, Apple Arcade, do të ofrojë mbi 100 lojëra ekskluzive nga dyqani i aplikacioneve të cilat të gjithnjë do të jenë të disponueshme. Në vitin 2018, analisti IHS Markit vlerësoi tregun global të lojrave në iOS, sistemin operativ të Apple, në 33.5 miliardë dollarë.

“Ka hapësirë brenda këtij tregu për një platformë si Apple Arcade, e cila nuk financohet nga blerjet ose reklamimet në aplikacione”, tha drejtori i hulumtimeve IHS për lojërat Piers Harding-Rolls.

“Vendimi i Apple për të rritur zinxhirin e vlerave të lojrave me një shërbim të ri të abonimit dhe të përkrahjes së zhvillimit të lojrave ekskluzive për platformën Arcade është një përshkallëzim i rëndësishëm i angazhimit të kompanisë në tregun e lojërave”, tha ai.

Apple bashkohet me kompanitë e tjera të teknologjisë Microsoft, Facebook, Google, Amazon dhe të tjerët për të investuar drejtpërdrejt në përmbajtjen e lojrave dhe shërbimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë