Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në ceremoninë për Ditën Kombëtare të Greqisë. Presidenti ka shprehur kënaqësinë e tij, që ka marrë pjesë në këtë ceremoni, që sipas tij duhet të shërbejë për të forcuar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.
“I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë. Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Europës së Bashkuar. Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë”.
Sipas Metës, shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni e begati. “Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke”!, – vijoi ai.
Një ditë më parë, pikërisht për rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë, Presidenti grek Pavlopoulos, ka kujtuar edhe një herë kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria në perspektivën e saj të integrimit evropian. Mes të tjerash, ai ka akuzuar çamët për bashkëpunim me nazistët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




