Politike

Lista/100 emrat e PS për “Parlamentin” e Tiranës


Del lista me 100 emrat e Partisë Socialiste për anëtar të Këshillit bashkiak të Tiranës. Ndryshe nga zgjedhjet e 2015-ës, kur kandidatët për këshilltarë ishin 61, aq (sa ç’është edhe numri maksimal i Këshillit Bashkiak të Tiranës, kësaj here Partia Socialiste do të dalë me një listë me 100 kandidatë për t’i paraprirë ndonjë bojkoti të mundshëm të zgjedhjeve nga ana e PD-LSI.
Anëtarët e këshillit bashkiak të Tiranës dhe të qyteteve kryesore të Shqipërisë shpesh shihen si njerëzit që bëjnë karrierë në politikë, duke u zgjedhur si ministra apo deputetë në të ardhmen.
Kështu në listën aktuale spikasin një sërë zëvendësministrash të qeverisë Rama, të cilët kandidojnë për një vend në Këshillin Bashkiak. Nga ana tjetër, vihet re një numër i madh pedagogësh e profesorësh. Një fokus i veçantë duket se i është dhënë të rinjve, ku bien në sy mbi 30 të rinj nën moshën 30 vjeç.
Emrat e listës
Bardhylka Kospiri, prej vitit 2013 zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sot zëvendësministre e Shëndetësisë, duket se do të thyejë një tjetër tabu në institucionet shqiptare: Ajo ishte zëvendësministrja e parë nga kategoria e Personave me Aftësi të Kufizuar në vitin 2013. Gaz Paja, aktori i Portokallisë është një tjetër emër që i bashkohet këshillit bashkiak të kryeqytetit. Redi Jupi, ish futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, po ashtu është pjesë e listës së këshilltarëve, me “background” çështjet e sportit.
Artur Sula, Olti Rrumbullaku dhe Klodiana Beshku janë emrat bota akademike. Sula është Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Rrumbullaku është pedagog i financës në Universitetin e Tiranës, kurse Beshku pedagoge në shkencat e Sociologjisë.

Veliaj dhe kandidatët e PS-së për këshillin bashkiak


Në listë spikasin një numër i lartë zëvendësministrash, të gjithë të rinj, të cilët me sa duket Këshillin Bashkiak të Tiranës do ta kenë edhe si një lloj “trampoline”, për të fituar eksperiencë të vyer në debatimin e çështjeve me rëndësi për qytetin. Zëvendësministri i Jashtëm Etjen Xhafaj dhe ish zëvendësministri i Financave Ervin Mete, janë dy nga prurjet, teksa Tirana përgatitet për të qenë Kryeqyteti i Rinisë në vitin 2022, zëvendësministret Teuta Vodo dhe Romina Kuko janë pjesë e listës me fokusin te marrëdhëniet me jashtë. Në listë është edhe emri i Frida Krifcës, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe zëvendësministres së Bujqësisë, Ermira Gjeçi. Zëvendësministrja e Financave, Dajna Sorensen, e cila kujdeset për punësimin dhe arsimin profesional. Sorensen vjen nga një përvojë me programet e zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, është analiste programesh, eksperte punësimi, konsulente dhe menaxhere projektesh kombëtare. Listës i janë bashkuar edhe emra si Toni Gogu (Zv. Ministër i Drejtësisë), Ornela Çuçi (Zv. Ministre e Mjedisit), Rovena Voda (Zv. Ministre e Brendshme), Besfort Lamallari (Zv. Ministër i Brendshëm), Sonila Qato (ish ministre dhe drejtoreshë e ARRSH), Julian Hodaj (Zv. Ministër i Brendshëm), Arta Dollani (Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës), Albert Nikolla (pedagog), Hantin Bonati (Zv. Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), Mira Rakacolli (Zv. Ministre e Shëndetësisë). Ndërsa janë konfirmuar Aldrin Dalipi, Eridian Salianji apo dhe Luan Bregasi.

  1. Abdyl Sarja
  2. Agim Kraja
  3. Aida Llazani
  4. Albert Nikolla
  5. Aldrin Dalipi
  6. Alketa Hila
  7. Alketa Ccobo
  8. Anxhela Bakiasi
  9. Aqif Qefalia
  10. Arnisa Lushaj
  11. Arta Dollani
  12. Arta Harxhi
  13. Artur Sala
  14. Auran Xhani
  15. Bajram Shera
  16. Bardha Sadikaj
  17. Bardhylka Kospiri
  18. Besfort Lamallari
  19. Blerina Doracaj
  20. Blerina Vorpsi
  21. Bora Panajoti
  22. Dajna Sorenson
  23. Darling Mersini
  24. Dorian Balla
  25. Dorina Kuka
  26. Egert Vargu
  27. Eni Bistri
  28. Eni Pëllumbi
  29. Enis Hoxha
  30. Erald Mara
  31. Eralda Shqarthi
  32. Eridian Salianji
  33. Ermira Gjeci
  34. Ervin Meta
  35. Etjen Xhafaj
  36. Eugerta Teqja
  37. Eugerta Bakiu
  38. Fabjan Azuni
  39. Fatmir Heti
  40. Fjoralba Jahupi
  41. Flavio Barcci
  42. Frida Krifca
  43. Gaz Paja
  44. Geldi Belba
  45. Genc Duka
  46. Genta Mezini
  47. Gerta Pëllumbi
  48. Glindxhet Madhi
  49. Grejs Bixhi
  50. Gresa Hoxha
  51. Hantin Bonati
  52. Iva Beharaj
  53. Jeton Skenderaj
  54. Joleza Koka
  55. Jonida Mema
  56. Julian Hima
  57. Julian Hodaj
  58. Kamela Banushi
  59. Karolina Kostallari
  60. Katerina Marku
  61. Klevi Lala
  62. Klodeta Dibra
  63. Klodiana Beshku
  64. Koli Bele
  65. Laureta Sinanaj
  66. Liri Jani
  67. Luan Bregasi
  68. Luiza Grazhdani
  69. Marjana Suli
  70. Maura Linadi
  71. Meli Kondi
  72. Militan Marku
  73. Mira Rakacolli
  74. Naim Halili
  75. Neki Hoxha
  76. Olsa Ulqinaku
  77. Olti Rrumbullaku
  78. Orion Gliozheni
  79. Ornela Ccucci
  80. Petrit Desku
  81. Plarent Ndreca
  82. Rajsi Hamza
  83. Ramazan Buci
  84. Rasim Hidri
  85. Redi Jupi
  86. Roi Bashaj
  87. Romina Kuko
  88. Rona Serjani
  89. Rovena Voda
  90. Rudolf Xhillari
  91. Ruilda Lite
  92. Sara Shameti
  93. Sonila Qato
  94. Ted Deraj
  95. Teuta Vodo
  96. Toni Gogu
  97. Valbona Zeka
  98. Xheni Hatillari
  99. Xhensila Visha
  100. Ylli Çano

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë