Lajme

“Bilanci” i protestës, 6 të arrestuar dhe 29 në procedim

Pak orë pas protestës së opozitës, 29 persona janë proceduar nga policia e Tiranës, përfshirë edhe sekretarin e Përgjithshëm të kësaj partie, Gazmend Bardhi.

Ndërkohë që nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 6 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet Kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës.

Sipas një njoftimi të policisë, veprimet procedurale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

“Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 17 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim. Është proceduar penalisht gjithashtu edhe Gazmend Bardhi, organizator i protestës” – thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu policia thotë se janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

– J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku;

– M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi;

– A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni;

– B.D., 36 vjeç, nga Kavaja;

– E.M., 26 vjeç, nga Kavaja;

– D.P., 31 vjeç, nga Tirana.

Sipas policisë, po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë